Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona pasi u janë gjetur armë dhe drogë pas kontrolleve që u janë bërë. Konkretisht:

Në Shkodër, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në qytetin Pukë, me një armë zjarri kallshnikovë, e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.

Në Librazhd, shërbimet e Policisë, pas telefonatës nga qytetarët kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafë Driza”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shtetasit L.M 49 vjeç i kanë gjetur 14 copë fishekë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi L.M., u arrestua në flagrancë.

Në Lezhë, Specialistët për Narkotikët kanë vënë në pranga shtetasin R.G., 50 vjeç, pasi pas informacionit të marrë dhe kontrollit të ushtruar në banesën dhe territorin përreth banesës së shtetasit R.G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa në Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit S.D., pasi nga kontrolli fizik, Policia i gjeti 30 doza lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA