Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka iu bashkua vullnetit të partive opozitare, për të vendosur “djegien” e mandateve parlamentare.

I ftuar në emisionin Top Show, Duka pranoi se nuk ishte mbështetës i idesë së djegies së mandateve, por theksoi se iu bashkua nismës së opozitës, pasi nuk i shërben më për asgjë mandati aktual.

“Ka një marrëveshje të hershme midis partive të mëdha, përfshirë edhe LSI-në, për Kodin Zgjedhor, duke lindur këto parlamente që për mua janë të dobëta dhe u japin pushtet pa limit kryetarëve. Patjetër duhet reformuar kodi. Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, por çfarë do bëj unë në parlament?”, tha Duka.

Sa i përket diskutimit të zgjidhjes së çështjes, kreu i PAA-së kërkon që të shtyhet procesi zgjedhor dhe zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare, por pasi të jetë bërë reformë zgjedhore.

“Unë mendoj që të shtyhen zgjedhjet dhe të bëhen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare bashkë. Ky parlament është ilegjitim dhe nuk mund të vazhdojë më. Zgjedhjet në Durrës u vodhën, e them me bindje të plotë. Kështu duke vjedhur votat nuk vazhdohet më”, tha Duka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA