Në “Anfield Road” luhet sot akti i parë i një përplasjeje të madhe të Champions League mes Liverpoolit dhe Bayernit të Mynihut. Një sfidë e veçantë kjo për mesfushorin “The Reds”, Xherdan Shaqiri, i cili ka arritur të fitojë “tripletën” në vitin 2013 me bavarezët.

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës ka qëndruar për dy sezone në Bavari, duke shënuar 17 gola në 81 ndeshje në total.

Që kur iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City në verë, Shaqiri është aktivizuar nga Klopp në 20 ndeshje të Premier Leagues, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Pritet që 26-vjeçari të jetë në fushë kundër ish-skuadrës së tij.

“Jam shumë i kënaqur, sepse doja që të luaja kundër ish-shokëve të mi të Bayernit të Mynihut”, tha ai.

Një ndjesi normale për çdo lojtar që kërkon të tregojë cilësitë e tij, por më shumë se dëshira për të luajtur kundër kampionëve të Gjermanisë përbën lajm ideja e shqiptarit për t’u kthyer te ky klub i madh.

“Pse jo, mund të kthehem një ditë te Bayerni, sepse e kam gjithmonë në zemër. Do të ishte një sfidë interesante dhe emocionuese për mua”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA