“Cënohet liria e shprehjes së deputetëve”, Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve parlamentare 23/02 16:01
Teksa Lulzim Basha deklaroi se deputetët e PD kanë pranuar unanimisht djegien e mandateve, duke marrë mandatimin për t’iu drejtuar Këshillit Kombëtar të partisë që ai drejton për një vendim final, duket se edhe LSI do të shkojë drejt këtij vendimi.
Ndërsa bëhet e ditur se Monika Kryemadhi është nisur drejt selisë blu, për të diskutuar me kreun e PD, Lulzim Basha, disa prej deputetëve të forcës së saj politike, përmes rrjeteve sociale, janë shprehur hapur pro djegies së mandateve.
Top Channel