Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me një çmim prestigjioz gjatë punimeve të forumit botëror të investitorëve, “World Business Angels Investment Forum” (WBAF), të zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

Ai është vlerësuar si “udhëheqësi më i mirë i Europës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”, në një garë të fortë me konkurrentë nga Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, por edhe nga Shqipëria.

“Forumi Botëror i Investitorëve është krenar për të njoftuar shkëlqesinë e tij, z. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës si fitues i çmimit për Udhëheqësin më të Mirë të Europës Juglindore në mbështetje të zhvillimit ekonomik përmes digjitalizimit. Ai ka dhënë kontribut të çmuar dhe vizion të qartë si udhëheqës për mbështetjen e ideve dhe projekteve inovative në Kosovë”, u tha në prezantimin e çmimit për kryeparlamentarin Veseli.

Pasi mori çmimin, përpara më shumë se 200 investitorëve globalë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme, Veseli tha se këtë çmim ia dedikon rinisë inovatore të Kosovës. Ai ftoi investitorët e pranishëm në atë forum që të vizitojnë Kosovën dhe të shohin potencialet e shumta që ka vendi për investime në fusha të ndryshme, duke i siguruar se do të gjejnë bashkëpunëtorë të denjë në shtetin më të ri në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA