Teksa në Selinë Blu, po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD, mësohet se deri në këto moment të gjithë deputetët kanë pranuar vendimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Ndërkohë mësohet se pro këtij vendimi është edhe ish kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

“Vendim qe nuk është marrë në Shqipëri ndonjëherë. Vendim në rrafshin politik, më ekstremi. Por e kërkon situata politike. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marre një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, qe nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë”, ka deklarza Berisha.

Ndërsa kreu aktual i demokratëve është shprehur se: “Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore. Na takon ne të udhëheqim shqiptarët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA