Dy persona janë ekzekutuar mesditën e kësaj të diele në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, një zonë tejet e populluar për shkak edhe të temperaturave të larta.

Policia ka rrethuar një perimetër të gjerë, ndërsa po kryen hetimet e para, si dhe janë marrë shumë dëshmi, por ende nuk ka detaje lidhur me këtë krim të rëndë.

Pistat në të cilat po hetohet janë disa, por më kryesorja mendohet se është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale.

Viktimat e atentatit janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, një person me precedentë të mëparshëm penalë, madje i njohur në qytetin e Vlorës edhe si Armndo Cipuri, që në vitin 1997 ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait.

Ndërkohë, makina e dyshuar e autorëve të atentatit është ndjegur në zonën e Babicës, ndërsa dyshohet se vrasësit janë larguar përgjatë lumit të Vlorës për t’iu fshehur policisë, e cila ka nisur kërkimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA