Lugano, Sadiku rikthehet me gol në kampionatin zviceran
17/02/2019 13:53
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci merr një lajm të mirë nga Armando Sadiku, në prag të fushatës së kualifikueseve të “Euro 2020”.
Sulmuesi 27-vjeçar, që vuante një dëmtim të gjatë të pësuar në gju, është rikthyer në fushat e lojës pas shumë muajsh, një rikthim ky që u bë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sadiku, që la skuadrën e Levantes për t’u kthyer te Lugano, u aktivizua që nga minuta e parë në sfidën me Luzernën dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërkohë që Lugano e fitoi këtë përballje me rezultatin 3-0.
Me këtë fitore, Lugano sheh që t’i largohet disi zonës së rënies nga kategoria, teksa e sheh veten në vendin e 8, me 23 pikë, 6 më shumë sesa Grasshoppersi i parafundit.
Top Channel