Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut bashkohen për Olimpiadën

17/02/2019 08:13

Sporti vazhdon të jetë elementi më i vlefshëm për uljen e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Këto dy vende kanë bërë të ditur se synojnë që të paraqiten në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020 me ekipe të përbashkëta në disa disiplina sportive.

Është presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach që e konfirmoi këtë pas një takimi të zhvilluar më zyrtarë të të dy vendeve ditën e premte në Lozanë. Në Lojërat dimërore të vitit ë Koresë së Jugut në 2018, sportistët e këtyre dy vendeve sfiluan në ceremoninë e hapjes të bashkuar nën të njëjtin flamur, ndërkohë që morën pjesë në turneun e hokejit në akull për femra me skuadër të përbashkët.

Por jo vetëm kaq, zyrtarët e Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut kanë konfirmuar edhe interesin e këtyre vendeve për kandidaturë të përbashkët për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2032. Raportet mes dy vendeve janë përmirësuar ndjeshëm vitin e kaluar që konfirmohet edhe nga dy takimet mes 2 liderëve Moon Jae In dhe Kim Jong un.

Koreja e Jugut ka përcaktuar Seulin si qytetin pritës të Olimpiokeve 2032, ndërkohë që Koreja e veriut pritet ta bëjë këtë javën e ardhshme. Por problemet nuk mungojnë rreth kësaj kandidature. Mbi Korenë e Veriut janë vendosur sanksione të cilat Këshilli i sigurisë i OKB nuk do  t’i heqë nëse Pheniani nuk bën një hap tjetër përpara drejt denuklearizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA