Pas protestë së opozitës ditën e djeshme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se beteja kundër Ramës vazhdon. Në një status në “Facebook”, Kryemadhi shkruan: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”

Megjithatë, Kryemadhi nuk specifikon nëse do të propozojë djegien e mandateve të grupit të saj parlamentar, siç paralajmëroi të bëjë Basha më herët.

Nuk dihet nëse Basha është konsultuar me aleaten e tij në opozitë sa i përket idesë së djegieve të mandateve.

Vendimi i Bashës erdhi një ditë pas protestës së opozitës, ndërsa është paralajmëruar një tjetër tubim ditën e enjte.

Kujtojmë që idenë e djegies së mandateve e ka hedhur më parë ish-lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA