Një pjesë e madhe e militantëve të Partisë Demokratike, janë grumbulluar pranë selisë blu, në pritje për të nisur marshimmin drejt kryeministrisë.

Në seli ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili pritet të dalë dhe të udhëheqë turmën në protestë, rreth orës 11:00.

Pranë selisë blu janë grumbulluar edhe shumë të rinj e të reja, pjesë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që kanë pqërgatitur edhe koreografinë e protestës, me pankarta të ndryshme.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA