Sërish një ngarkesë prej 81 kg u sekuestrua mëngjesin e së premtes në Kostur, gjatë një aksioni të departamentit të antidrogës së Kosturit, në një automjet që drejtohej prej një 32-vjeçari shqiptar, i cili fillimisht refuzoi të ndalojë për kontroll prej policisë, e cila kishte informacion për transportin e lëndës narkotike.
Në bagazhin e automjetit u sekuestruan 81 kg kanabis, ndërsa në një tjetër automjet u arrestuan dy femra, një shtetase greke 52-vjeçare dhe një 23-vjeçare shqiptare, anëtare të së njëjtës organizatë të trafikut të lëndës narkotike.
Një ditë më parë, policia greke ndaloi dy ngarkesa të tjera 131 dhe 35 kg kanabis, ndërsa vetëm javën e fundit nga kufiri shqiptar kanë hyrë në Greqi gati 800 kg kanabis, kurse autoritetet shqiptare ndaluan më shumë se 1 ton kanabis në Kapshticë.
Autoritet greke shprehen te habitura,pikerisht me sasite e medha qe vazhdojne vijne nga brendesia e kufirit shqiptar,por edhe me cmimin ende te lire qe kjo lloj lende narkotike,ka ende ne piacen e narkotikeve te athines,megjithe njoftimet e pales shqiptare se gjate 2018 nuk pati pothuaj fare bjellie kanabisi ne teritorin shqiptar.
Ne keto rrethana,dy jane mundesite,ose ministria e brendeshme shqiptare nuk ka mundur te bllokoje teresisht kultivimin e kanabisit,ose,ne depot e trafikanteve,mbeten ende gjendje sasi te medha prej viteve te kaluara.
Top Channel