Në Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër, Policia e Shtetit organzoi këtë mëngjes një aksion në banesat e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin.

Masa u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli dyshohen për korrupsion.

Dajti ishte dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.

Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së premte. Deri tani, në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, janë gjetur 20 000 euro që janë sekuestruar nga policia, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet.

  Pa Koment – Shpëtuan Dajtin nga burgu i përjetshëm, kontroll në banesat e gjyqtarëve

Sapo të përfundojnë këto kontrolle, ku mendohet se edhe në banesat e gjyqtarëve të tjerë ka shuma parash të pajustifikuara, pritet të zhvillohen veprime të tjera hetimore ndaj gjyqtarëve të dyshuar. Aktualisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon verifikime pasi dyshon se këta 3 gjyqtarë kanë ushtruar korrupsion, por këto dyshime duhet të faktohen me prova shtesë.

  Pa Koment – “Gjuetia” për gjyqtarët e Dajtit në Vlorë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA