Një 52-vjeçar nga Patosi është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij, gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje, rreth orës 21:30, në qendër të qytetit.
Edmond Fejzullau është transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe po heton mbi tentativën e mundshme për ekzekutimin e tij.
Në automjetin e të plagosurit shihen qartësisht 5 vrima të shkaktuara nga plumbat, në xhamin e përparmë nga krahu i shoferit.
Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar këtë të premte, teksa më herët, rreth orës 18:00, një 58-vjeçar nga fshati Xhyerinë i Vlorës dyshohet të ketë qëlluar veten me armë gjahu, duke humbur jetën në vend.
Edhe atje shkoi një grup hetimor për të kryer procedurat hetimore në lidhje me rrethanat e vrasjes së pakujdesshme, ose vetëvrasjes.
Top Channel