Dita e enjte nisi me një lajm të tmerrshëm në Tiranë, pasi një grua 49-vjeçare u gjet e masakruar në kodrat e liqenit të Sharrës.

Trupi i saj ishte hedhur në ferra, ndërsa mjekët që kryen ekspertizën paraprake gjetën shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba.

Gruaja e vrarë është identifikuar si shtetasja Lirie Xhepa. Viktima është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, ndërsa ka dyshime se vrasja ka ndodhur në një tjetër vend dhe më pas trupi është hedhur në Sharrë.

Gruaja është nëna e 4 fëmijëve, ndërsa bashkëshorti i ka ndërruar jetë rreth 10 vite më parë.

Ndërkohë, pritet që të bëhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por grupi hetimor dyshon se gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Kanë qenë banorët e banesave pranë liqenit të Sharrës që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA