
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Shkodër-Bushat, pranë fshatit Beltojë, teksa një punonjës i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka mbetur i plagosur.
I aksidentuari P.Rr. ka qenë duke udhëtuar me një automjet, që për shkaqe ende të paqarta ka përfunduar i përplasur me një fuoristradë me targa prove.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forca policie dhe ato të zjarrfikëses, për t’i ardhur në ndihmë të aksidentuarit, i cili pasi u nxor nga automjeti i tij u transportua për në spital. Ndërkohë po vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të mësuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel