Në shkollën e bashkuar në Gruemirë, ku studiojnë 16 gjimnaziste, asnjë prej tyre nuk është larguar nga mësimi. Mësues dhe nxënës mohuan që ndaj një prej 16 vajzave të shkollës së tyre të ketë patur përndjekje nga ndonjë polic, apo më saktësisht nga polici Berhan Bajrakurti. Këtë dëshmi vajzat dhe mësuesit ia kanë dhënë edhe policisë, e cila ende nuk e ka gjetur se kush e denoncoi policin për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Arben Cufaj, mësues pranë kësaj shkolle, thotë se nuk ka dijeni që ky rast të ketë ndodhur mes nxënësve të tij.
Banorët shprehen të tronditur, por sërish janë mosbesues dhe shpresojnë që të mos jetë e vërtetë. Sidoqoftë, ato thonë se individë si efektivi nuk duhet të jenë më pjesë e policisë.
Ende mbetet mister identiteti i denoncueses së videos në internet. E ndërkohë, efektivi Berhan Bajrakurtaj mbetet në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata e Shkodrës.
Top Channel