Bilanci i rezultateve të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2018 në Dhqipëri, duket se është pozitiv në krahasim me vitet e fundit.

Në aktivitetin me temë “Për një Shqipëri pa kanabis”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjatë vitit 2018 Policia e Shtetit, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera të përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit u angazhua në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, për identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim.

Kryepolici deklaroi se u krye kontrolli periodik i territorit në funksion të identifikimit të sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, duke goditur kultivimin e fidanëve dhe bimëve narkotike kanabis sativa në sera diellore, tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale.

Duke folur me shifra Veliu tha se për vitin 2018 u çelën 40 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit për Kultivim të bimëve narkotike dhe u realizuan 24 prej tyre ose 16 procedime me shumë se një vit më parë dhe 19 procedime të realizuara me shumë.

“Në vitin 2018, e filluam bashkëpunimin shumë herët, për këtë skuadra e Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej datës 5 Prill 2018. U kryen 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar. Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017. Në total për vitin 2018, nga monitorimet ajrore, janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017. Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 81%”, u shpreh Veliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA