Era Rusi zbulon projektet e reja muzikore, ja çfarë duhet të prisni

12/02/2019 18:19

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Era Rusi zbuloi më shumë nga projektet e reja muzikore.

Duke e konsideruar vitin 2018, si një vit shumë të rëndësishëm për karrierën e saj, pasi hodhi në treg 4 këngë të suksesshme, ajo pranoi se dëshiron të mbajë po të njëjtin ritëm.

Era tregoi se është duke punuar njëkohësisht me dy projekte, e njëri prej tyre është bashkëpunim.

Ende nuk është vendosur se cila nga këngët do të publikohet e para, por ajo që këngëtarja premtoi është se, njëra do të jetë moderne dhe e përshtatshme për sezonin e verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA