16/11 13:08
I ftuar në “E Diell” për promovimin e librit të tij më të ri ‘Hakmarrja e një gruaje” avokat Spartak Ngjela ndër të tjera ka shprehur dhe mendimin e tij për miqtë e programit Lalin dhe Lulin, një simbolikë për dy figurat politike, Kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
“Erjon Veliaj ka ecur shumë si pasojë e vullnetit të tij” – ka thënë Ngjela ndërsa Lulzim Basha nuk i ka fituar të gjitha me forcat e veta”- ka vijuar ai.
“Midis një gjigandi dhe një xhuxhi që rri mbi shpatullat e gjigandit, nuk është gjigandi që shkon më larg, por është xhuxhi”- ka përmbyllur Ngjela komentin e tij si gjithmonë të shoqëruar plot nënkuptim dhe mesazh të goditur.
Top Channel