Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët e Madridit në një protestë të organizuar nga Partitë e djathta kundër planeve të qeverisë për të zbutur tensionet me Katalonjën.
Partia Popullore PP dhe Ciudadanos (Qytetarët) ishin nismëtarët e marshimit që vjen si reagim ndaj vendimit të kryeministrit Pedro Sánchez për t’u ofruar separatistëve një raportues për bisedime.
E djathta e konsideron ofertën tradhti dhe dorëzim. Separatistët, për çdo rast e hodhën poshtë propozimin e kreut te ekzekutivit spanjoll. Vetë Sanchezi i akuzoi protestuesit se po përçajnë popullin spanjoll.
“Po mblidhen kundër një personi të vetëm, kundër meje, që kur isha lider I opozitës dhe u mbajt referendumi ilegjitim në Katalonjë, qëndrova, si udhëheqës i opozitës, në krah të qeverisë së Partisë Popullore”, Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.
Grupet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë edhe partinë Vox, ishin gjithashtu të pranishëm në protestën e mbajtur nën sloganin “Për një Spanjë të bashkuar. Zgjedhjet tani!”.
Sipas policisë, numri i tyre ishte mbi 45.000.
Sanchez këmbëngul se partia e tij socialiste ka qenë gjithmonë në krahun e dialogut dhe se tani po përpiqet të zgjidhë një krizë të përkeqësuar nga partia popullore gjatë kohës kur ishte në pushtet.
Top Channel