Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën tragjikisht gjatë punës Pas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me vendimin e gjykatës për të reduktuar dënimin e Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg.
Lleshaj e cilësuar si kriminal, vendimin e gjyqtarëve, duke theksuar se këta të fundit meritojnë plotësisht t’u bashkohen klientëve të tyre prapa hekurave të burgut.
Ministri njoftoi se operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë.
Sandër Lleshaj shtoi gjithashtu se nuk do të ketë paqe as shpirti i tij dhe as ai i Policisë së Shtetit, derisa ky vendim të zhbëhet në Gjykatën e Lartë, por edhe gjyqtarët që dhanë këtë vendim, të marrin dënimin e merituar.
Top Channel