Vendimi i gjykatës për ngjarjen e vitit 2016 në Sharrë: “Arditi u vra jashtë landfillit”

09/02/2019 15:37

Ardit Gjoklaj, i riu që u gjet i pajetë në vitin 2016 mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët.

Këtë hipotezë e konfirmon vendimi i gjyqtarit Gert Hoxha, i shpallur në prill 2018, në të cilin gjykata i referohet edhe aktekspertimeve. Si provë shtesë, gjykata shton edhe analizat e ADN-së, sipas të cilave nuk disponohen prova që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që punoi atë ditë në landfill.

Gjykata shprehet se janë pyetur edhe mjekët ligjorë që shpjeguan se nga gjetja e trupit të përzier me mbeturinat mundet që ngjarja dhe dëmtimet e para të kenë ndodhur në një vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit. Më tej, gjykata i referohet edhe pamjeve në të cilat duket që mjeti i dyshimtë që hedh dritë në drejtim të kapanonit. Automjeti qëndron afërsisht 4 minuta dhe më pas largohet, ndërsa fadroma vazhdon të punojë duke marrë mbeturina.

Ekspertët i thonë gjykatës se probabiliteti më i madh është që trupi i Ardit Gjoklajt të jetë transportuar bashkë me mbetjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA