Lokali ishte kthyer në pikë bastesh në Divjakë, në pranga pronari dhe kamarieri Për shumë banorë të Shkodrës vazhdon sorollatja në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Shqetësimet që vijnë nga qytetarët janë të ndryshme, e deri në të çuditshme. E tillë është edhe historia e Edmond Dragës, nga qyteti i Shkodrës, i cili zotëron një banesë prej gjysmëshekulli, por hipoteka nuk i jep ende statusin e pronës.
Ai thotë se, pavarësisht se zotëron të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, hipoteka e sorollat, sjellje që për Edmond Dragun nënkupton se atij i kërkohet ryshfet.
Si për të mos mjaftuar halli i pronës, shqetësim për Edmond Dragun mbetet edhe gjendja ekonomike, pasi e ka të pamundur të gjejë punë. Pa pronë e pa pune, 55-vjeçcari dhe familja e tij duket se po kalojnë ditët më të vështira.
Pavarësisht pritjeve dhe sorollatjeve të shumta, Edmondi jeton me shpresën se një ditë do të bëhet “pronar i shtëpisë së tij”.
Top Channel