Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën tragjikisht gjatë punës
Autoritetet angleze kanë arrestuar një shqiptar që kujdesej për kanabisin e kultivuar në dy shtëpi.
Ai kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, teksa mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për Bashkim Hajdarin, 46 vjeç.
Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ai e kishte pranuar përfshirjen e tij në prodhimin e drogës së klasës B.
I pandehuri u arrestua më 4 shkurt dhe po mbahet në paraburgim. Vete shqiptari kishte treguar se ishte dërguar në adresën në Cheltenham nga një burrë në Belgjikë, i cili i kishte thënë të kujdesej për bimët e kanabisit, por pa i dhënë pagesë.
Mendohet se i pandehuri, i cili u asistua nga një përkthyes shqiptar në gjykatë, ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit në dy shtëpi, që nga nëntori i vitit të kaluar.
Top Channel