Monika Kryemadhi nga Korça tha se protesta e 16 shkurtit nuk është e opozitës por e të githë atyreve që e ndjejnë veten të indinjuar nga qeveria Rama.

“Protesta e 16 shkurti, nuk është vetëm protestë e opozitës, sepse po të ishte vetëm e opozitës nuk do kishim këtë situatë që është sot në Shqipëri. Me 16 shkurt, pjesa më e madhe e protestuesve do të jenë socialistët e ndershëm, që nuk e gjejnë veten të përfshirë në këtë zullum të Tiranës. Me 16 shkurt nuk janë vetëm banorët e ‘Tiranës së Re’, që do të protestojnë, edhe pse kanë paguar taksa prej 26 vjetësh. Do të jenë studentët që për 67 ditësh bënë protesta masive që i dhanë një shembull popullit shqiptar dhe kështu kanë fituar një pjesë të të drejtave të tyre”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo u shpreh se Edi Rama ka frikë nga protesta dhe se nuk do e lënë këtë frikacak që të shkatërrojë të ardhmen e shqiptarëve.

“Rama ka frikë nga njerëzit, nga protesta, nga qytetarët e tij. Por nuk do e lëmë këtë njeri frikacak që të shkatërrojë të ardhmen e shqiptarëve. Do kërkojmë largimin e tij si koka e krimit të organizuar, si përfaqësuesi i tij. Do i krijojmë shqiptarëve që të krijojmë ambientin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nëpërmjet zgjedhjeve të pastra, vendi do ketë një qeveri transparente”, e mbylli fjalimin shefja e LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA