Todi Lera vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë. Pasi mori mjekim në spital, autori i vrasjes shpëtoi.

Dy ditë më parë, Teodor Lera, pas një sherri me bashkëshorten e tij Etleva Lera, e vrau këtë të fundit në banesë duke përdorur armë të ftohta.

Ai vet tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët, por policia arriti ta ndalonte në kohë dhe ta shpëtonte.

Çifti kishte pasur probleme edhe më parë, e Todi Lera ishte dënuar në vitin 2017 se kishte dhunuar gruan dhe vajzën e tij. Por, më pas kishte dalë nga burgu.

Sherri, sipas gjykatës në atë kohë, ishte se bashkëshortja e tij nuk pranonte të largohej nga Vlora për në Tiranë.

Për shkak të krimit të rëndë, Teodor Lera është transportuar drejt Tiranës, për të dalë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Top Channel