Falsifikimi i dokumenteve, është akuza e tretë që Gjykata e Fierit ka ngritur ndaj 3 mjekëve të spitalit rajonal te Fierit, përveç akuzave “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Mosdhënie e ndihmës”, pas shqyrtimit të kartelës mjekësore për vdekjen e 43 vjeçarit Besnik Ramaj.

Sipas avokatit te familjes Ramaj, shkaku i vdekjes që është shënuar në kartelën mjekësore është “Rënie nga lartësia”, ndërkohë që 43-vjeçari është paraqitur ne Urgjencën e spitalit pasi vuante nga diabet dhe zemra.

Sipas avokatit, shkaku i vërtetë i vdekjes vërtetohet edhe nga kryerja e autopsisë së trupit të 43-vjeçarit.

Familjarët e 43 vjeçarit do të kërkojnë hetim edhe për drejtoreshën e spitalit të Fierit, per moskryerjen e veprimit administrativ për gjetjen e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës të Besnik Ramajt.

Dy mjekët e repartit të urgjencës tashmë janë pezulluar nga detyra, ndërsa kardiologu Viktor Gjini vazhdon punën nën masën e caktuar nga Gjykata e Fierit, detyrim paraqitje.

Top Channel