
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri.
Mësohet se viktima është Petrit Bibe, i cili ishte plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Kaftall të Pukës.
30-vjeçari mësohet se është punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Për momentin ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje.
Policia ka nisur hetimet per identifikimin e kapjen autorëve dhe zbardhjen e motivit të kësaj plagosje.
Top Channel