Premiera e “Dhoma 12”. Shfaqja në Arturbina e Manjola Hasanit dhe Ezdalin Goranit

08/02/2019 15:36

Ola dhe Ezdalini, koreografët e trupës së baletit të Top Channel, rikthehen në teatër pas një dekade me koreografinë e premierës absolute “Dhoma 12”.

Manjola Hasani tha: “Të besh televizion është komplet gjë tjetër, të bësh teatër është komplet gjë tjetër. Ne kemi dashur të ruajmë një ekuilibër midis televizionit dhe teatrit për të sjellë një shfaqje ndryshe që të ketë dhe show dhe spektakël”.

Ezdalin Gorani u shpreh: “Dhoma 12 është nje teori antike. Thotë që jeta është e përbërë nga 12 dhoma, por ne duhet të lëmë diçka nga vetja për t’u kujtuar nga të tjerët. 12 janë dhomat që do të na bëjnë të kujtohemi pasi të kalojmë të fundit”.

Hasani shtoi: “Elton Merja është i përzgjedhuri dhe i parapëlqyeri ynë. Është një balerin shumë i talentuar, një artist i mirfilltë, i cili e ka veshur këtë personazh dhe i ka dhënë shumë vlera, në një nivel shumë të lartë, si teknik ashtu dhe artistik. Trajta e koreografisë do të vijë në gjininë e baletit modern”.

“Skenografia është moderne, shkrihet me koreografinë dhe kostumografinë në mënyrë perfekte. me balerinët e teatrit është bërë një punë intesive, të cilët i falenderoj”, theksoi Gorani.

Për ketë 6-mujor TKOB ka prezantuar kalendarin me plot 87 shfaqje, nga të cilat kulmon me tre: “Teatri i Operas dhe Baletit në këtë gjashtëmujor do të vijë me tre vepra skenike, me premierën e baletit “Dhoma 12”, më pas do të jetë premiera e operas “la Boheme” dhe më pas “Il trovatore”. Pra, janë tre vepra të mëdha”.

Ftojmë publikun sot, nesër, pasnesër, në orën 19:00 në ArTurbina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA