La Liga nis me drithërima, Real Madrid shpëton në fund, Mourinho debuton me “këmbën e mbarë” 22/08 23:26
Qytetarët e Paskuqanit dhe qytetarët e Vlorës pasditen e së premtes kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Të mbështetur nga Partia Demokratike, ata kanë çelur dy vatra të reja proteste ku kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve.
Protestuesit e Paskuqanit kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në Paskuqan, në shenjë proteste kundër qeverisë.
Në të njëjtën kohë dhe në Vlorë qytetarë të shumtë janë ngritur në protestë, duke bllokuar rrugën në zonën e quajtur Skelë.
Duke ironizuar edhe kompaninë më të re ajrore “Air Albania”, ata i kanë bërë dhe një dhuratë kryeministrit Edi Rama një biletë vetëm vajtje.
Top Channel