Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Novoselë.
Dy grabitësit e kanë kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës. Ata thyen xhamin e kabinës së rojes dhe morën paratë e xhiros ditore prej 3.500 lekësh.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka marrë në pyetje punonjësin e karburantit, si dhe ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
Në këtë zonë janë të shpeshta grabitjet gjatë natës. Në një periudhë njëvjeçare janë regjistruar 3 vjedhje në këtë zonë, ku objektiv kanë qenë bankomatet, banesa dhe biznese.
Top Channel