Ekspertët kanë nisur punën delikate të shembjes së pjesës së mbetur të urës “Morandi” në Genoa, këtë të premte, gati 6 muaj pas shembjes së pjesshme të saj gjatë një stuhie, duke shkaktuar vdekjen e 43 persona dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Mijëra ton çeliku, betoni dhe asfalti janë hequr tashmë nga ura spektakolarë e rrënuar tashmë, në qytetin portual verior të Italisë, duke e bërë disi më të lehtë operacionin e “shkatërrimit” të saj.
Katër pajisje të rënda të pozicionuara poshtë urës, me një vinç gjigant do të shkulin dhe të ulin me ngadalësi një pllakë betoni me përmasa 36m me 18m, që peshon mbi 900 tonë. Mjetet në fjalë janë të ngjashme me ato të përdorura gjatë operacionit për “Costa Concordia”-n, e cila ishte nisur nga Toskana në vitin 2013 por u mbyt duke shkaktuar 32 jetë të humbura.
Një operacion i tillë i ditës së sotme do të zgjasë për të paktën 8 orë, ndërsa i pranishëm në nisjen e tij ishte edhe kryeministri Giuseppe Conte.
Operacioni simbolik do të ndihmojë që qyteti të lërë pas krahëve fatkeqësinë e gushtit të kaluar, që përtej kostove njerëzore, “zhduku” edhe një nga arteriet kryesore të transportit në qytetin e Genoas.
Stuktura e re do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo që ekzistonte dhe që ishte hapur në vitin 1967, e do të ketë edhe 43 llamba të ndriçuara në kujtim të personave që humbën jetën, kur seksioni i urës u shemb gjatë stuhisë së 14 gushtit, duke shembur nga një lartësi e madhe dhjetëra makina dhe tonelata betoni në tokë.
Top Channel