Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të enjten se Italia dhe Franca kanë një lidhje të thellë historike dhe se çdo tension mund të shuhet shpejt, pasi Parisi tërhoqi ambasadorin e tij nga Roma më parë gjatë ditës.

“Do të doja të them se marrëdhëniet Itali-Francë janë rrënjosur në histori dhe nuk mund të vihen në dyshim nga ngjarjet”, tha Conte nga Bejruti, gjatë një vizite zyrtare, duke shtuar se gjithçka mund të sheshohet menjëherë.

Ministria e Jashtme franceze njoftoi këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e saj në Romë për konsultime, pas një serie “provokimesh” nga udhëheqësit e qeverisë populiste të Italisë.

Reagimi vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm francez denoncoi si “të papranueshëm” një takim mes zv.kryeministrit italian, Luigi Di Maio, dhe protestuesve antiqeveritarë të ashtuquajtur tashmë “jelekverdhë”.

“Ky provokim i ri është i papranueshëm mes vendeve fqinje dhe partnerëve në zemër të Bashkimit Europian”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë, një ditë pasi Di Maio u takua me protestuesit në tokën franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA