24/05 15:52
E ka provuar burgun pak kohë më parë, pasi u shpall fajtor për publikimin e një videoje pornografike të ish-gruas së tij, por duket se nuk i ka thirrur mendjes e sërish ka përfunduar prapa hekurave.
Tomas Repka është dënuar me 15 muaj burg, këtë radhë për mashtrim ndaj një gruaje, të cilës i kishte marrë makinën Mercedes Benz me qira, por më pas e ka shitur.
45-vjeçari, ish-futbollist i Fiorentinës, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në vitin 2014. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses së Çekisë me plot 46 ndeshje të luajtura, përfshi këtu edhe pjesëmarrjen në Euro 2000.
Top Channel