Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet? Por problemi me të sëmurët mendor, ekspozoi një tjetër fenomen, atë të shpërdorimit të fondeve publike. Të dy qeveritë, si në kohën e Berishës, por edhe në të tashmen, kanë zhdukur miliona euro, të destinuara për ndërtimin e një Spitali Psikiatrik Ligjor.
Ky Spital, do të rehabilitonte të gjithë të dënuarit, që vuajnë nga sëmundjet mendore.
Saga e abuzimeve nis fillimisht, në vitin 2006, ku qeveria miratoi një plan për ndërtimin e këtij institucioni. Plani i qeverisë Berisha, ishte që të ndërtohej një godinë në qytetin e Durrësit, dhe për këtë u akorduan rreth 1.3 milionë euro. Spitali Psikiatrik Ligjor u inaugurua nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në vitin 2009.
Por pas inagurimit, godina vijoi të mbetej bosh, dhe sot e kësaj dite nuk dihet se për çfarë përdoret. Madje, ende mbetet e paqartë se ku avulluan paratë për kompletimin e brendshëm të godinës.
Në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili nuk i rehabilitoi të sëmurët mendor në godinën e re të Durrësit, por i dërgoi në Burgun e Zaharisë, në kushte tepër ç’njerëzore. Asokohe, përflitej se kjo lëvizje e Vasilit, u bë për të justifikuar dhënien e një tenderi për rikonstruksionin e Zaharisë, megjithatë akuzat nuk u provuan.
Në vitin 2014, qeveria shqiptare i kaloi për administrim një truall prej 12.600 mijë metra katrorësh Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin e quajtur Shish – Tufinë, për ndërtimin e një Spitali Psikiatrik Ligjor. Pas vendimit të qeverisë, në vendin ku do të ndërtohej Spitali Psikiatrik Ligjor shkuan dy ministra të kabinetit “Rama”, Ilir Beqaj i Shëndetësisë dhe Mimi Kodheli e Mbrojtjes.
Beqaj tha se kjo godinë do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian dhe një pjesë nga buxheti i shtetit. Por, sot e kësaj dite nuk është vendosur asnjë tullë, dhe fondet nuk dihet se ku kanë avulluar.
Top Channel