Një kamion me targa të Kosovës është përmbysur rreth mesnatës në rrethrrotullimin e “Bishtit të Zhurit”, në Rrogozhinë, pika lidhëse mes autostradës Rrogozhinë-Peqin dhe Rrogozhinë-Durrës.

Kamioni i përmbysur ishte i ngarkuar me skrap, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Policia mbërriti në vendngjarje, shoqëroi drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet përse ndodhi.

Megjithatë, nga hetimet paraprake mësohet se një nga shkaqet ka qenë mbingarkesa.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë nga përmbysja e mjetit, ende nuk po ndërhyhet për lëvizjen e tij dhe për pastrimin e autostradës nga mbetjet e skrapit, të cilat janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.

Mësohet se kamioni ishte duke shkuar drejt Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel