Fiks Fare, ka denoncuar për të disatën herë rastet e therjeve të kafshëve nëpër rrugë, në kushte skandaloze dhe të pakontrolluar. Kjo situatë duket se akoma nuk ka gjetur zgjidhje, ndërkohë që ai që vihet në rrezik është shëndeti i konsumatorit.  Fiks Fare në vëzhgimin e tij në disa qytete solli sërish pamje të therjeve të kafshëve jashtë kushteve higjienike, të pakontrolluara, anash rrugës dhe për më tepër pa pranin e veterinerëve.

Fillimisht Fiks Fare, vëzhgoi tregun e Rrogozhinës, një treg i sajuar, ku përveç gjësë së gjallë aty shitej edhe mish i pakontrolluar. Kasapët thernin kafshët nëpër fugon e në anë të rrugës, ku mungonin kushtet minimale të higjienës, ujë i rrjedhshëm apo ambientet frigoriferike. Përveç mishit në këtë treg tregtoheshin edhe nënproduktet e mishit në rrugë mes pluhurit.

Dikush nga tregtarët për të vërtetuar që mishi nuk kishte probleme edhe pse nuk ishte i kontrolluar e ha të gjallë një copë të tij. Tregtia e mishit në këto kushte bëhej në prezencën e policisë bashkiake të Rrogozhinës,  të cilët as që ndërhynin fare për ndalimin e tregtimit të mishit në kushte skandaloze.  Rasti i vetëm që kjo polici ndërhyri ishte një tregtar peshku nga Shkodra që shiste peshk. Kundrejt tij u vu një gjobë dhe u detyrua të largohej sëbashku me mallin që shiste.

Gazetarët e Fiks Fare zhvilluan disa biseda me tregtarët, të cilët tregonin se edhe pse ata i kishte gjobitur AKU -ja vazhdonin të tregtonin jashtë kushteve dhe për asnjë moment nuk e kishin ndërprerë punën.

Fiks Fare,  solli rastin edhe të një kasapi nga Vlora, i cili i therte bagëtitë në anë të rrugës në Vranisht. Kasapi pasi i blinde bagëtitë banorëve të zonës i priste në rrugë e më pas i transportonte me fugonin e mësuesve për në dyqanin e tij në Vlorë. I pyetur nga bashkëpunëtorët e Fiksit se nuk kishte frikë që e transportonte mishin në atë mënyrë ai u shpreh “ E kush pyet për ata”.  Mishi i pakontrolluar pasi transportohej në dyqanin e zotërisë, dilte direkt në shitje për konsumatorin.

Në Durrës  kamerat e Fiks Fare xhiruan një tregtar peshku i cili biçikletën  e tij e kishte transformuar në një “dyqan” lëvizës peshku . peshku ishte i vendosur në disa  arka të cilat nuk kishin akull dhe peshku tregtohej në anë të rrugës.  Ai tregon se ka  17 vite që tregtonte peshkun në këto kushte, ndërsa pretendonte se kishte leje si tregtar ambulant nga Bashkia Durrës.

E njëjta situatë është edhe  në Kavajë, tregtarët e mishit shesin mishin pa vula dhe jashtë kushteve në anë të rrugës dhe mbi trotuare. Tregtarët e pranojnë se shesin jashtë kushteve, ndërsa shprehen se ” Kavajë hesapi”, duke nënkuptuar se askush nuk i kontrollon ata.

Ndërsa në Shkodër përveç tregtimit të peshkut në kushte të papërshtatshme , tregtarët shisnin edhe rosa të egra. Të vetëdijshëm se  gjuetia është e ndaluar me ligj rosat e egra tregtoheshin ngjitur me peshkun pa u shqetësuar nga askush. Madje si shërbim kundrejt një pagese të ofronin edhe pastrimin e rosave në mes të rrugës.

Tregu i Rrogozhinës bisedat e gazetarëve me tregtarët

Kasapi pare

Fiksi – Di gjë sa është

Kasapi – 5000 lekë (të vjetra kg)

Fiksi – Sot e ke pre?

Kasapi –Po, po nuk bahet llafe.

Fiksi – Janë të tuat apo ike blerë?

Kasapi –Nuk bahet llafe, këtu po bëj 15 vjet e merr pa merak mo jahu. Po ça thua ti?

Fiksi – Aman se pa vulë pa gja kemi frikë prandaj

Kasapi – Ej.

Fiksi – Po të pyes

Kasapi – As mos e ço ndërmend atë punë. Mos e vrit mendjen thashë. Bëj 24 vjet këtu.

Fiksi – Kur është pa vulë ne kemi frikë, të kallëzoi drejtë, prandaj pot ë pyes

Kasapi – Nuk diskutohet. Kjo mundet të vij 5 – 5 kg, 30 000 lekë (të vjetra).

Fiksi – Në rrugë të hyn frika

Kasapi –Mos e vrit mendjen, siç po vjen ti po vjen edhe ai nga Durrësi e po merr komplet se e shef se po theret në çast. E shikon me sy

Fiksi – Prandaj po të them

Kasapi – Erdhe

Fiksi – Të thashë po, po

Kasapi –Ça do shpatull a ça do? Shpatulla mundet të vij 4 – 5 kg

Fiksi – Kam frikë se është shumë

Kasapi – A do të heq këto brinjë

Fiksi – Po, po munde

Kasapi – nuk rri gjë pa u shit këtu ore.

Fiksi – Si ka mundësi si ju len pa vula ju? U habita, qofshi ju

Kasapi – Është diçka që e shikon të freskët, ti të vesh në thertore të ikën turni. Të eshë të shikosh një herë thertoren?

Fiksi – S’ka Rrogozhina thertore?

Kasapi – Ka po tjetri vjen e shikon këtu ça është ma. Prit se do e copëtoi. I do të vogla apo qysh I donë llokmat? Ha se po bëj 24 vjet këtu. Këtu tre kile e gjysmë ke

Kasapi i dyte

Kasapi 2 – Boso do një çik mish? Ke shpatull të parë, do kofsh? Do gjysmë? Është alamet mishi për Zotën le ta haje shoku na…

Fiksi – Jo mo se nuk është problem. Po kam fikën e vulë

Kasapi 2 – Jo se kam ardhur sot këtu, kam 20 – 30 vjet pa merak për Zotën

Fiksi – Kam hallin të jenë me vulë. Sa kile the ti?

Kasapi 2–5 – 6 kg. Kam 30 vjet që shes këtu. Jo mo pa frikë, unë ha vetë. Po qe se nuk të pëlqen unë ha vetë. Po qe se shet sallam i q… jetën.

Fiksi – Si ka mundësi?

Kasapi 2 – Tani vetëm shkumë q… n… Këtu e kam ther me duart e mia për qef.

Fiksi – Po mirë se ju len të paktën

Kasapi –Boll me fikë e kam, kam hëngër dy gjoba ore

Fiksi – Ça thua?

Kasapi 2 – Për kokë teme para 2017.

Fiksi – Prej kujt?

Kasapi 2 – Prej atyre të Tiranës.

Fiksi – Të vunë shumë?

Kasapi 2 – Pak ore.

Kasapi tretë

Kasapi 3 – 6 -7 kg ashtë po ha

Qytetari – Nuk ka asnjë gram më.

Tregtari i gjelave – 8 kg

Qytetari – Donë 48 ajo pastaj

Kasapi 3 – 8 kg peshë

Fiksi – Sa është kg?

Kasapi – 500 lekë

Fiksi – I shtëpisë?

Kasapi – I shtëpisë, këtë të them unë, për mua merr ça të duash. Unë për të shitur e kam merr edhe kofshë. Po deshe mish merr atë  gjoksin përpara

Fiksi – Kam hallin nuk është i kontrolluar, vulat ai keni?

Kasapi 3  –Jo, jo nuk të len ma me shit pa vulë e pa letra. Urdhëro ( tregon matrikullin tek veshi i deles po asnjë dokument dhe asnjë vulë nuk ka). Po nuk të le ai atje, doktori me shitur. Enë të dush ti dhe unë.

Fiksi – Nuk paskeni kushte hiç

Kasapi 3 – Ik o shoku ik.

Fiksi – Dele a qengj?

Kasapi 3 – Këto janë sheleg, ai që të thotë qengj sot, të rren se nuk ka qengj sot. Qingje ka 7 muaj, 8 muaj që ka lindur. Ai që të thotë qengj e keç të rrenë.

Një tregtare shet sipër një arke produkte mishi

Fiksi – Ça janë këto?

Tregtarja – Këto janë ilaç për të bërë djathë.

Fiksi – Si mishi qenka?

Tregtarja –  Po mullëz

Fiksi – Po si i shisni në tokë, nuk keni vend ku me i shitur?

Tregtari – Po ku të gjesh, Shqepni more shoku, Shqipni po i ahojnë.

Policia bashkiake e Rrogozhinës, gjobit një tregtar peshku, që kishte ardhur nga Shkodra

Tregtari peshkut – Asnjë gjë skam

Polici i bashkisë – Ke pra ke, si s’paske asnjë gjë

Tregtari peshkut – Për Zoten janë në makinë të gjitha, skam.

Polici i bashkisë – Të mos njoftoj tani fërgonin të vij të marrë peshkun

Tregtari peshkut –Asnjë gjë skam për Zotën

Polici i bashkisë 2 – Po të them

Tregtari peshkut – Asnjë gjë me vete

Polici i bashkisë 2  – Më jep dokumentet ik atje. Mos të njoftoi të vij fugoni të vij ta marri peshkun komplet. Këto pot ë them me pak llafe.

Polici i bashkisë 1 – Prej këtu me heq dhe gjobën do ta hash. Qoje në ndonjë vend se sat a marrin ata ( policia bashkiake).Qoje ku të duash, jiçe nga këtu e do marrësh edhe gjobën. Ose me marrë ne me hedhë në Shkumbin edhe gjobën me marrë e me ikë në shtëpi.

Në Vranisht të Vlorës

Fiksi: E shet mo e shet?

Shitësi : Po.

Fiksi: çfarë mishi është?

Shitësi: Viçi

Fiksi: Viçi e? Sa është kilja?

Shitësi : 8

Fiksi: 8 mijë lekë?

Shitësi : po

Fiksi: Ua, i shtëpisë besoj, mish mali?

Shitësi : Ai është mish vendi, mish mali.

Fiksi: Atje nuk i lë kush ti presë kështu

Shitësi : jo atje nuk i le se atje duhen gjëra. Se unë jam në Vlorë vetë, punoj me makinë, marr mësues. Por e kam pasion, kështu si puna e peshkatarit, e marr nga një në mal dhe e bëj, dhe e çoj në Vlorë.  Unë e bëj gjithmonë këtë se kam dyqan në Vlorë, e kam dyqanin e mishit ne Vlorë.

Fiksi: E çon pa vulë deri në Vlorë? I fortë qenke.

Shitësi : Ja more me makinë.

Fiksi: Me makinë,

Shitësi : Po ça kush po pyet për këta?

Në Kavaj

Fiksi: Sa është kilja ?

Shitësi: Pesë mijë (lekë të vjetra)

Fiksi: A e ke prerë tëndin të paktën ? se pa vulë, nuk dihet sesi…

Shitësi: Po s’ka , pa vulë, se nuk ka as sëmundje as asgjë.

Fiksi: A e ke prerë tëndin/ A e ke tëndin?

Shitësi: Rri pa merak.

Fiksi: Se po të pyes tamam

Shitësi: Në Lushnje rri?

Fiksi: Ee

Shitësi: Brënda në qytet?

 

Fiksi: Po kocka?

Shitësi 1: Kush? Ajo tre mijë lekë (të vjetra),  katër mijë (lekë të vjetra), tre mijë lekë (të vjetra).

Fiksi: Mirë që ju lënë të shisni kështu se në Tiranë i kanë këputur në shpinë, në Tiranë nuk i lënë. Si j’u paskan lënë? U habita

Shitësi 1: Gjithandej nuk po lënë, unë kam një përqindje që po punoj, isha dje kisha një fejesë, më ndalën aty tek ura, cilën ke më tha mua? Me klasin e katërt do punosh? O zotëri i thas unë, o zotëri i thashë unë, unë shtetit po i jap 280 mijë lekë pse të mos punoj? Jo po knej. Aty po të punojnë me furgona, me të klasit të katërt,

Fiksi:  unë po habitem si i likan këtu, ne Tiranë nuk i lë njeri,

Shitësi 1: Unë në Tiranë bredh sheshit.Jo këtu jo, edhe këmbësorët se janë ato të bashkisë.  Këtu në Kavajë është më ndryshe, para zgjedhjeve mund ti heqin, mbarojnë zgjedhjet dhe i heqin.

Fiksi: Kështu e ?

 

Fiksi: Çfarë është kjo?

Shitësi 4: Kjo është lopë

Fiksi: Lopë?

Shitësi 4: Lopë deti.

Fiksi: Se atje në Tiranë ne kemi mall ta gjeme kështu more burrë. Mirë që ju likan kështu. Edhe unë inspektori i asaj jam, burrash.

Shitësi 5: 15 mijë lekë bën. Po shiten me asoji, po shiten me asoji, po shiten me gram.

 

 

Në Durrës

Fiksi: Raport veterinar

Inspektorja – Po

Fiksi : Po ata që shesin në rrugë ça bani?

Inspektorja: Nuk kam ardhur në hetuesi tani me dhën llogari mo burri i dheut.Po sa vin si puna jote do ju jap sqarime tani. Se ke ndonjë pyetje a ndonjë gja, hade tek Bashkia ka një zyrë ankesash ba ankesën atje të japin përgjigje.

 

Shitësi 7: Deti i ke deti pa merak.

Fiksi: Deti?

Shitësi 7:  Po nuk ishin deti merri pa lekë.  Jam përditë këtu

Fiksi: Unë nuk e di se jam në Tiranë o burrë.

Shitësi 7:  Sa e ke në Tiranë?

Fiksi: Sa është Koca? Kjo…

Shitësi 7:  e ke 12-13 mijë lekë

Fiksi: e di, po të pyes tamam.

Shitësi 7:  e ke 7 mijë.

Fiksi:  edhe ajo?

Shitësi 7:  edhe kjo 7.

Fiksi: Në tiranë nuk e lë njeri mishin në rrugë.

Shitësi 7: si?

Fiksi: Qofshi ju

Shitësi 7:  Jam ambulant, jam me leje të bashkisë.

Fiksi:  të lënë të shesësh kështu në rrugë?

Shitësi 7: po, ka 17 vjet me këtë punë.

Fiksi: shet në rrugë?

Shitësi 7: po, jam ambulant.

Në Shkodër tregtohet peshk e rosa të egra në anë të rrugës

Fiksi: Ça janë këta?

Shitësi 8: Rosa.

Fiksi: Rosa, sa kushtojnë?

Shitësi 8: 3 mijë lekë.

Fiksi: 3 mijë lek një?

Shitësi 8: po

Fiksi:  a janë rosa apo jo, se nuk i njoh.

Shitësi 8: rosa janë more burrë, mos e ki merak fare more burrë, edhe 4 copë kam, nga 5-6 mijë lekë. Itu i pret një fije, këtu ja fut thikën komplet deri këtu edhe ripet komplet lëkura, edhe dalin super këta, shikoje…  5 minuta punë ke

Fiksi: Të egra janë e?

Shitësi 8: po të egra i ke.

 

Fiksi: Rosa.. Se është rosa?

Shitësi 8: 3 mijë lekë. Janë pesë copë merri pa merak

Fiksi: janë të sotme

Shitësi 8: Pasha një këtë Zotë merri pa merak

Fiksi – Rosa të egra ë?

Shitësi 8: Me ti rjep këtu bën 3 mijë lekë copa. Me t’i rrjep me i pa ti për qef. Për kryet të djalit, për shpirt të banës i ke pa hile, pash Allahun. Me t’i rrjep me ti pa origjinal. Jo me rrejt kanë.

Fiksi – Krapi sa është?

Shitësi 8: 8 mijë, 7 mijë, 6 mijë.

Peshkatari – Ja vlen edhe pesë mijë lekë copën more G, ja vlen, për Zotin ja vlen a e kupton? I kena me shumicë

Fiksi – Po mirë se ju len të paktën të gjuani

Peshkatari- Unë jam peshkatar, unë për veti. Si kemi 100 copë, si kena 10 copë, si 1 njësoj e kena tregun

Fiksi – Kapni?

Peshkatari – Po përditë, sa të duash. Zotni kur i ke të freskëta ti i paguan për qefin tënd.

Shitësi 8: Sa është ora?

Fiksi – Katër e dhjetë

Shitësi 8: A kanë ardhur në dy sahati

Peshkatari – Njashtu

Shitësi 8: Një e gjysmë, dy pa një çerek, nji kta prej ujit direkt.

Peshkatari – Me ma gjet shteti, shteti

Fiksi – Ë

Peshkatari – Policia, a e di se është e paligjshme. E ka bllokuar ai për pesë vite.

Top Channel