
24/05 15:52
Manchester City arriti të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Evertonit, skuadrës tjetër të qytetit të Liverpoolit, dhe të rikthehet në vendin e parë të renditjes.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, por vuajti të gjejë golat, të cilët i shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, por edhe të të gjithë ndeshjes.
Laporte dhe Gabriel Jesus ishin autorët e golave për qytetarët, që tashmë kryesojnë renditjen e Premier Leagues, me pikë të barabarta me Liverpoolin, por vlen të theksohet se City ka luajtur një ndeshje më shumë.
Top Channel