Ferrat dhe mbeturinat i kanë lënë vend një infrastrukture moderne në segmentin nga Materniteti i ri “Koço Gliozheni” deri në Shkozë, rehabilitimi i të cilit është mirëpritur nga shumica e banorëve të kësaj zone.

Në këtë segment është punuar gradualisht si gjatë shtratit të lumit, ashtu dhe në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në rrugë, trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. Tashmë ka nisur asfaltimi i rrugëve në të dyja anët e Lanës, me punën që duket se ka përfunduar në 90 për qind të saj.

Por, Bashkia e Tiranës po punon edhe për mbjelljen e pemëve dhe sistemimin e dherave në breg të lumit të Lanës. Me këtë investim, zona nga Materniteti i ri deri në Shkozë merr një tjetër vlerë, ndërsa për qytetarët përkthehet në më pak kosto dhe kohë për lëvizje.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA