Në kontakt me kabllot elektrike, 55-vjeçari përfundon në spital

05/02/2019 09:19

Një 55-vjeçar ka rrezikuar jetën e tij në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, kur ka rënë në kontakt me kabllot pranë një kabine elektrike, në fshatin Ishull Lezhë.

Ende nuk dihet arsyeja se përse shtetasi në fjalë duhej të afrohej pranë kabinës, e cila në fakt është totalisht e amortizuar, me derë të hapur dhe me kabllot elektrike që mund të rrezikojnë çdo fëmijë, të cilit i bie rruga andej.

Personi në fjalë është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore, fillimisht në gjendje të rëndë, por duket se pas ndërhyrjes së mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel