Katër shtetas janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Kartëmonedha”, në fund të të cilit është sekuestruar edhe një shumë prej 3.000 eurosh të dyshuara të falsifikuara, gjatë kësaj të marte në Fier.
Me pranga në duar përfunduan një 26-vjeçar, një 35-vjeçar, një 31-vjeçare dhe një 34-vjeçar, ky i fundit banues në Memaliaj. Ata u ndaluan në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i parkut” në qytetin e Fierit, për një kontroll në automjetin “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin.
Atyre iu gjetën 6 kartëmonedha me vlerë 3.000 euro në total, me të njëjtin numër serie, të cilat dyshohen të falsifikuara, vepër penale për të cilën do të procedohen në vijim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.
Top Channel