Goli i tretë në Serinë A erdhi në një ndeshje tepër të rëndësishme. Nicolo Zaniolo bëri të mundur të Roma që të evitonte humbjen në përballjen me Milanin, por, njëkohësisht, të shmangte, të paktën për momentin, për një krizë të verdhekuqve.

Pasi ka arritur të finalizojë me Sassuolon dhe Torinon, Zaniolo ia doli të realizonte edhe kundër kuqezinjve, madje në fund të ndeshjes mori edhe komplimentat e Genaro Gattusos për performancën e tij, duke shtuar se me lojën që bën i kujton shumë një legjendë të Romës, Francesco Tottin.

Ne fakt, krahasimi nuk është i ekzagjeruar. Zaniolo është vetëm 19 vjeç dhe është bërë lojtari më i miri në moshë që shënon tre gola në Serinë A me fanellën e verdhekuqve, pas Francesco Totit, i cili asokohe ka qenë vetëm 18 vjeç.

Të tre golat janë realizuar në “Olimpico”, i fundit ndaj Milanit dhe festa pranë tifozëve, në njëfarë mënyre riktheu humorin tek ata, që ndoshta nuk e kanë fshirë nga memoria humbjen e thellë në Kupën e Italisë 7-1 kundër Fiorentinës.

Edhe pse fare i ri në moshë, Roma duhet të ndihet me fat që në skuadër ka një talent si Nicolo Zaniolo, i cili me atë çka po dhuron deri më tani, por tregon se është një lojtar që premton shumë në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA