Shqipëria drejt epidemisë së gripit. 19 mijë raste janë raportuar javën e fundit të prekur nga infeksionet respiratore në të gjithë vendin, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona, të cilët janë konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) se kanë pasur shkak gripin.
Ndërkohë një 37 vjeçar nga Gramshi, i cili ka mbërritur në gjendje të rëndë ne spitalin Shefqet Ndroqi ka humbur jetën këtë të hënë.
Pneumologia Silvana Bala shprehet: “Ky rast me duhanpirje dhe alkoolizëm ka bërë një pneumoni dhe ka vendosur pamjaftueshmëri të shkëmbimit të gazeve dhe nuk ka mundur që të jetojë. Rasti tjetër është një i moshuar me sëmundje preekzistuese”.
Në reanimacionin e këtij spitali ka disa pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Çdo ditë në urgjencën e ish-sanatoriumit paraqiten rreth 60 raste. Dhe sipas mjekes pneumuloge i gjithë ekipi mjekësor është në gatishmëri për të përballuar këtë situatë. Ndërkohë që në spital nuk mungojne medikamentet dhe as tamiflu me të cilat trajtohen rastet e rënda.
Mjekja penumologe thotë se gripi nuk duhet neglizhuar pasi mund të marrë jetë kryesisht te ata që kanë edhe sëmundje të tjera si diabet, probleme kardiake, veshkat apo probleme me mushkëritë.
Më problematike paraqitet situata në spitalet e rretheve të cilat kanë bërë furnizimin me tamiflu dhe shpesh rastet vijnë drejt Tiranës në gjendje shumë të rëndë.
Top Channel