Ekziston një plan sekret që parashikon evakuimin nga Londra të Mbretëreshës dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në rast trazirash të shkaktuara nga një Brexit që duket se po ecën në mënyrë të pakthyeshme drejt skenarit më të keq, atij pa një marrëveshje.
Lajmin e pohon “Sunday Times”, sipas së cilës, programi i hartuar është frymëzuar nga projektet e kohës së Luftës së Ftohtë dhe është nxjerrë nga sirtarët vetëm javët e fundit.
Plani në fjalë ishte menduar më herët të hynte në fuqi në rast të një sulmi bërthamor. Gjithnjë sipas “Sunday Times”, sulmi bërthamor mund të lëshohej nga Bashkimi Sovjetik.
Plani parashikon mes të tjerash transferimin e mënjehershëm të Mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Dukës së Edinburgut, nga Londra në një vend sekret.
Top Channel