Në ditën e 50 vjetorit të lindjes, bota e futbollit italian ka kujtuar një personazh që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në serinë A, Gabriel Omar Batistutën.

Me një fizik karakteristik dhe një teknikë aspak të rafinuar por efikase, bomberi i Fiorentinës dhe për pak kohë edhe Interit është rikthyer në mendjet e tifozëve, me një homazh nga FIFA dhe Federata italiane.

“Nuk e di sesi ta vlerësoj këtë moment, nëse duhet të jem i lumtur sepse të gjithë po më urojnë apo nëse duhet të më vijë keq pasi e di çfarë përfaqëson kjo datë” tha ish sulmuesi argjentinas që tifozët e Fiorentinës e pagëzuan me emrin Mbreti Luan.

Një titull me Romën, një kupë Italie me Fiorentinën dhe dy superkupa Italiane në total, një lumë golash me të gjitha skuadrat që veshi fanelën, por me pengun më të madh. Gabriel Omar Batistuta dëshironte kupën e botës me Argjentinën por u kënaq me dy tituj në Kupën e Amerikës. Njeriu që i dorëzoi pak kohë më parë Lionel Mesit, titullin e shënuesit më të mirë në historinë e Argjentinës, ka dokumentarë e filma dedikuar jetës së tij.

Batistuta u shit nga Fiorentina te Roma për 70 miliardë Lireta dhe atë që kërkonte, titullin e Serisë A e mori. Por pas kryeqytetit, një finale karriere anonime, Inter në hije dhe një pension i pasur me Al Hilal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA