24/05 15:52
Gjatë ndeshjes së Serisë B mes Leçes dhe Askolit, mesfushori Manuel Skavone, pas një përplasjeje me kundërshtarin Bereta kokë më kokë, bie në tokë pa ndjenja.
Lojtarët vunë re menjëherë se bëhej fjalë për një dëmtim serioz dhe hapën portat për autoambulancën, që e transportoi futbollistin menjëherë në spital.
Pas largimit të ambulancës drejt spitalit, të dyja skuadrat kërkuan ndërprerjen e ndeshjes, gjë të cilën e mori parasysh edhe arbitri.
Top Channel