Në ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2019 në fushën e tyre, tifozët e Flamurtarit po shpresojnë se rivali i fortë nuk do të pengojë bregdetarët për të marrë 3 pikë jetike për kupat e Europës.
Në Vlorë këtë të shtunë zbarkon Kukësi pretendent për titullin, një 90 minutësh që komplikohet edhe më shumë nga mungesat, apo problemet financiare.
Enea Koliçi do të sfidojë të kaluarën e tij por portieri i Flamurarit ka shfaqur optimizëm për përmbushjen e objektivit.
Flamurtari do të vuajë mungesat e Kale, Torasës dhe Veliut, të ndëshkuar me kartona, ndërsa blerja e re Sukaj duket se nuk është ende gati. Trajneri Ilir Daja përballet me shumë ekuacione për të zgjedhur formacionin titullar, por mesi i renditjes ku ndodhen aktualisht vlonjatët, është larg objektivit të fillim sezonit. 3 pikë potenciale me Kukësin mund të ngjisin shkallën në renditje.
Ndërkohë sot në orën 18:00 java e 19 e Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin me përballjen Tirana Teuta që do të luhet në stadiumin Selman Stërmasi.
Top Channel