600 nxënës të kryeqytetit në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze do të përfitojnë bursa vjetore.
Bashkia e Tiranës u vjen në ndihmë atyre familjeve që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre. Kjo u bë e mundur me miratimin nga Këshilli Bashkiak të vendimit “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019” ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.
Ky vendim sqaron se 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.
Në këtë mënyrë bashkia e kryeqytetit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve të Tiranës edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar këtë të drejtë themelore për çdokënd.
Top Channel