Lideri i opozitës venezueliane, Juan Guaido, ka mbajtur takime secrete me ushtrinë për të marrë mbështetjen e saj për rrëzimin e presidentit Nikolas Maduro.
Guaido e pohoi këtë në një shkrim opinsional për New York Times. Lideri i opozitës e shpalli veten president në detyrë më herët këtë muaj, duke përshkallëzuar akoma më tej betejën për pushtet.
Rusia dhe kina vazhdojnë të mbështesin Maduron ndërsa SHBA dhe vende të tjera të Amerikës latine, madje edhe Shqipëria dhe Kosova, kanë njohur Guaidon.
Në një postim në twitter, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai kishte biseduar me Guaidon dhe mbështeste marrjen historike të presidencës prej tij, ndërsa në një tuitter të dytë shkruante: lufta për liri sapo ka nisur. Sekretari I jashtëm britanik, Xheremi Hunt ndërkohë pritet t’i kërkojë vendeve të BE të vendosin sanksione mbi figura kyçe të qeverisë së Maduros, pasi edhe ai bisedoi me Guaidon një ditë më parë.
Rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela në mesin e problemeve të mëdha ekonomike dhe javët e fundit në vend ka pasur një rritje të dhunës. Protesta janë mbajtur në të gjithë vendin që kur Maduro nisi mandatin e tij të dytë më 10 janar.
Top Channel